“Amante” është një prej realizimeve të fundit të reperit shqiptar, Getoar Selimi, projekt ky që u duartrokit nga publiku.
Meqë jemi afër sezonit të verës të shumëpritutr nga të gjithë e sidomos këngëtarët, Getoari ka njoftuar fansat se diçka e re vjen së shpejti nga ana e tij.
Reperi nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth kësaj kënge, por projekti do të prezantohet së afërmi siç njofton ai.
Theksojmë se “Amante” është lançuar para një muaji dhe tani ka marrë afro pesë milionë klikime në platformën YouTube, ndërkohë që grupi Babastars po vijnë gjithashtu me album të ri.
Albumi, sipas Getit, në deklarimin e fundit në ‘Xing me Ermalin’ u tha se del në fund të këtij viti. Përveç bashkëpunimeve me Majk do ketë edhe duete të tjera.