MENU
klinika

EMRI

Gjyqi ndaj Shullazit, KLGJ cakton gjyqtaren e tretë

21.05.2019 - 10:34

Për gjyqin ndaj Emiljano Shullazit është caktuar gjyqtarja e tretë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarja e caktuar në mbledhjen e djeshme është Valdete Hoxha për të plotësuar Kolegjin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që kishte mbetur me dy anëtarë.

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, që prej 5 muajsh nuk ka nisur ende në Apel, ndërsa shkak janë bërë herë avokatët dhe herë mungesa e trupit gjykues.

Kujtojmë se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe 11 vite burg për Gilmando Danin.

Hoxha është gjyqtare në Apelin e Tiranës dhe do të jetë në trupën gjykuese të Krimeve në seancën e 23 majit.