MENU
klinika

Ndikimi i ngjarjes tek reperi

Gold AG mesazh Serbisë: Tash nuk vdes prej plumbi, por…

29.05.2019 - 12:34

Sipas medieve serbe, zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek bëri të ditur se një ish-pjesëtar i policisë serbe ndërroi jetë në Leposaviç nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës.

 

Ndërkohë mediat vendore kanë raportuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të aksionit të policisë.

Pas këtyre raportimeve, reperi i njohur Gold AG ka reaguar përmes një postimi në InstaStory.


Ai ka publikuar titullin e lajmin, në të cilin raportohej vdekja e ish-policit serb, ndërsa në mbishkrimin e saj kishte një mesazh për shtetin serb.

Eh moj serbi u fute kur u fute, Se tash s’vdes prej plumbi por ki me vdek prej frike”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.