Edhe në seancën e ditës së sotme nuk ka munguar përballja Rama-Hajdari.
Teksa kundërshtoi arritjet e Shqipërisë që kreu i qeverië numëroi para Kuvendit, Hajdari gjithashtu u ankua se opozita jashtë e akuzone si palë me të.
Në përgjigje të kësaj deklarate, Rama ngushëlloi deputeten Hajdari duke i thënë se nuk mund ti ankohet askujt, pasi është zgjedhja e saj.
Hajdari: Nuk kemi shëndetësi falas, shëndetësi e dështuar. Ju flisni për rrugë por nuk keni bërë asnjë rrugë të re, më numëroni një rrugë. Ju keni vënë traun.Për farë suksesi flisni?Flisni për integrim ndërkohë që ka fshatra që kërkojnë akoma tre gjëra elementare: Drita, ujë dhe bukë. Është e vërtetë që qëndroj në këtë parlament por çfarë kusuri kam unë që opozita jashtë parlamentare të më akuzojë se jam palë me ju? Pse nuk mund të kem bindjet e mia për këtë vend?
Rama: Për fat të keq politika në këtë vend është ende larg së qenuri arti i të marrurit vesh. Sa i takon kusurit tuaj që ju thonë gjëra që nuk doni ti dëgjoni, më besoni se nuk jeni vetëm.Të gjithëve na thonë gjëra që nuk do të donim ti dëgjojmë për veten tonë por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Ju keni bërë zgjedhjen tuaj, është e drejta dhe punua juaj, nuk mund ti ankoheni askujt sepse atë kusur e keni për vete siç secili ka për vete kusurin e vet. Siç do të thoshte Kujtim Gjuzi, çdo kush mban kryqin e vet. Sa i takon retorikës, nuk është fjalë e keqe retorika. Retorika është art më vete. Demagogjia është fjalë e keqe.