MENU
klinika

Hapja e negociatave

Mogherini: Shqipëria e bëri punën, tani është radha e BE!

29.05.2019 - 13:52

Pas rekomandimit të KE për çeljen e negociatave, shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini gjatë një konference për mediat foli për raportin për zhvillim.

Në këtë konferencë, Mogherini tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë hapa pozitiv dhe se meritojnë çeljen e negociatave.

Tani është radha e BE për të bërë punën e vet sepse këto vende e bënë të tyren”, tha Mogherini.

Ajo që do të lexoni në raporte flet për reformat thelbësore në gjyqësor në Shqipëri si rezultat i dëshirës së popujve për ndryshim.

Kemi theksuar me partnerët në punë tonë se ata kanë bërë një zgjedhje thelbësore, që kanë si synim thelbësor anëtarësimin, një nga gjërat e pakta që bashkon rajonin dhe mbështetja e rajonit duke bërë këtë zgjedhje.

Liderët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë angazhuar në reforma”, u shpreh ajo.

Politika e zgjerimit na çon në ADN-në e procesit të zgjerimit të BE-së, duke kaluar plagët e luftës dhe duke përdorur integrimin si një mjet thelbësor për pajtim.

Punë thelbësore është bërë për të vlerësuar progresin e bërë. Falënderoj ekipet që kanë punuar për këto raporte. Kanë marrë informacion jo vetëm nga autoritetet por dhe shoqëria civile.

Gjatë viteve të kaluar por sidomos vitin e kaluar BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor.

Angazhime të nivelit të lartë. Kemi dëshmuar shumë arritje impresionuese. Në Maqedoninë e Veriut kanë përqafuar mundësinë e reformave, marrëveshja e Prespës.

Në Shqipëri dua të theksoj reformën e drejtësisë. Ka vijuar në vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Në vizitën e fundit në Tiranë u impresionova dhe mendoj se Shqipëria ka një mbështetje të fuqishme nga populli për anëtarësim në BE.

Këtë vit për herë të dytë KE rekomandon hapjen e negociatave. Bazohet në arritje të prekshme. Shqipëria i ka kryer detyrimet e saj, është radha e BE-së të bëjë punën e vet.

Pas rekomandimit nga KE, topi është në dorën e KiE”, deklaroi Mogherini.