MENU
klinika

"Provokim"/ Deklarata e plotë

Heqja e tabelave dygjuhëshe/ OMONIA dhe PBDNJ “sulmojnë” ashpër qeverinë

05.05.2019 - 15:59

Pas heqjes së tabelave dygjuhëshe, vjen edhe një reagim nga PBDNJ dhe OMONIA.

Përmes një deklaratë të përbashkët, ata e cilësojnë rastin një provokim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.

Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.

Tabelat konkrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundjet instrumentave monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë.

Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtëpërdrejtë të Qeverisë helenike.

Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes. Të theksohet se këto tabela përbëjnë element pasuror të Bashkisë së Finiqit që ka financuar me procedura të rregullta dhe legale prodhimin dhe instalimin e tyre.

OMONOIA dhe PBDNJ reaguan që në momentet e para kur u vu në dijeni me akt verbal ndaj grupeve të misionit qeveritar që vepronte në heqjen e tabelave, në prezencë të Kryetarit të Organizatës OMONOIA. Pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike.

Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale.