MENU

Detajet

Policia aksion gjatë natës/ Heq tabelat ‘greke’ në Finiq

05.05.2019 - 10:12

Policia zhvilloi një operacion gjatë natës për heqjen e tabelave të vendosura edhe në gjuhën greke në Finiq të Sarandës

Ishte PDIU që denoncoi vendosjen e tabelave dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht, duke e konsideruar në kundërshtim me ligjin.

Por pas denoncimeve të shumta edhe nga ana e banorëve, ka ardhur dhe regimi i Policisë së Shtetit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, kur tha se gjithçka është bërë me lejen e tij.

Tabelat në greqisht fillonin që nga Muzina duke vijuar deri në çdo fillim rruge në fshatra.