Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me rikthimin në atdhe të trupit të majorit të ndjerë Klodian Tanushi shkruan se po koordinohen me palën letoneze.
“Lidhur me ceremoninë për majorin, jemi në koordinim me palën letoneze e do ju behet me dije dita e mbërritjes se trupit dhe e përcjelljes sipas te gjitha ndereve qe i takon “Dëshmorit të atdheut“, sqaron Ministria e Drejtësisë.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar sot familjen Tanushi, duke takuar prindërit, bashkeshorten dhe te afermit e komandantit te kontigjentit EOD ne Letoni.
“Më Klodin humben një djalë të rralle e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj por edhe djali ynë. Do i mungoje fëmijës tone te madhe ne FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, shkruan Xhaçka.