MENU
klinika

26 vjeçari humbi jetën nga...

Humbi jetën në pasarelë/ Zbulohet shkaku i vdekjes

31.05.2019 - 15:51

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tales Soares. Sipas një raporti autopsie, modeli vdiq nga një sëmundje në zemër,  e pa diagnostikuar.

Modeli brazilian vdiq në mënyrë të menjëhershme, pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.

Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane G1 të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën.

Tragjikisht ai nuk arriti ta zbulojë sëmundjen gjatë kohës që ishte gjallë.

Sëmundja përparoi me shpejtësi në edemën pulmonare akute. Ishte akumulimi i lëngjeve në mushkëri ai që e vrau Soares.

Para se të vdiste Tales nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.