MENU
klinika

"Merrni në konsideratë si ndihem..."

Iggy reagon pas publikimit të fotove nudo

28.05.2019 - 16:02

Gjatë fundjavës Iggy Azalea është kthyer në personazhin kryesor në rrjetet sociale, për shkak të publikimit të disa fotove të saj të papërshtatshme.

Reperja qëndroi e heshtur, derisa vendosi që të reagonte publikisht përmes një deklarate në rrjete sociale.

Iggy ju ka kërkuar fansave që të marrin në konsideratë ndjenjat e saj, sepse kjo situatë nuk është e lehtë aspak për të.

Këngëtarja ka treguar se fotot janë realizuar gjatë një “photoshoot” për revistën “GQ” dhe i ishte thënëse nuk do të publikoheshin asnjëherë.

Kujtojmë se disa vite më herët video intime të saj me partnerin përfunduan në internet duke shkaktuar zhurmë në media.