Një incident i ka ndodhur kitaristit të Metallica Kirk Hammett gjatë një shfaqjeje në shi në San Siro- në Milano.
Kitaristi rrëshkiti dhe u rrëzua në skenë sapo kishte përfunduar solon e tij, kur këmba e tij e djathtë fluturoi nga pjesa e përparme e pedalit duke rrëshkitur dhe u rrëzuar me shpinë.
Ai u ul për disa sekonda, me një buzëqeshje në fytyrë dhe me duart e tij përsëri në kitarë.
Hammett më vonë postoi pamjet e rrëzimit në Instagram, duke shoqëruar shkruar me shkrimin “Ummm-unë i rrëzuar në pedalen time të lagur. Binte aq shumë shi, sa ndjeva sikur isha duke luajtur me kitarën në dush“.
Ai shtoi hashtag-un #slipperywhenwet, (rrëzim në lagështirë)