MENU
klinika

Influenca ruse në Ballkan

Haradinaj-Dodik: T’a shohësh në ëndërr…

08.05.2019 - 13:41

“Do ta ndali me sa të jetë e mundur influencën ruse në Ballkan”, kështu është shprehur kryeministri Ramush Haradinaj teksa ka komentuar vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në Shqipëri.

Media serbe në Beograd ka cituar kreun e qeverisë së Kosovës, i cil tha se plani rus për të krijuar Republikë Serbe në Kosovë nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Haradinaj u shpreh se:

Dodik ta shohë në ëndërr se ndonjëherë mund të krijojë asociacion komunash në veriun e Kosovës”.

Kreu i qeverisë në Prishtinë deklaroi se Kosova është e vendosur në rrugën e saj euro-atlantike.

Ai përsëriti se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte hapi i parë drejt pajtimit dhe heqjes së taksave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

“Protesta e 16-Shkurtit do të sjellë ndryshimin politik”