MENU
klinika

Risia

Internet i lirë nga hapësira. “Space X”do të dërgojë 20 satelitë

17.05.2019 - 16:56

SpaceX kërkon që të ketë internet të lirë në të gjithë planetin dhe është duke hedhur një hap të madh përpara drejt kthimit të kësaj dëshire në realitet.

Kompania e Elon Musk do të përpiqet të dërgojë një flotë prej 60 satelitësh në orbitën e poshtme të Tokës, e para e një megakonstelacioni satelitësh të cilin Space X e quan “Starlink“. Nisja e këtij grupi është parashikuar të behët mbrëmjen e enjtes, nga Cape Canaveral në Florida.

Fillimisht ishte menduar që kjo të ndodhte të mërkurën mbrëma, por erërat e forta në zonë bënë që të shtyhej me një ditë. Lëshimi është vetëm një pjesë e vogël e projektit shumë më të gjerë dhe ambicioz që kompania shpreson ta verë në jetë: me mijëra satelitë që vërtiten rreth Tokës e që mund t`i garantojë internet loë-cost një pjesë të konsiderueshme të popullatës se botës, e cila nuk është ende online.

Nëse përpjekja e Space X rezulton e suksesshme, lëshimi do të përbënte sprovën më të rëndësishme për çdo kompani që tenton të verë në zbatim një projekt të tillë.