MENU
klinika

Kushtet

ISSH: Si përfitohet pensioni social, dokumentet

01.05.2019 - 12:14

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit.

Përfituesi i pensionit social , nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Pensioni social është 68 mijë lekë të vjetra në muaj. Instituti i Sigurimeve publikon katër kushtet që duhet të plotësojë një i moshuar për të hyrë në skemën e pensionit financiar. Kushtet e përfitimit janë:

Mosha 70 vjeç; Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit; Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme;

Dokumentet


a.Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social- ekonomike;
b.Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj;
c.Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës;
d.Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore tëpërfitimit;
e.Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital;
Dokumentacioni për pension social
Kushtet për të përfituar një pension social, sipas nenit 5/1, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Përsigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, janë:
1.Mosha 70 vjeç;
2.Qendrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit;
3.Kur nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme;
4.Kur nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social;