MENU
klinika

Rrëfen ndjesinë e turpit për pamjen

Jessica Alba, ngacmime seksuale në adoleshencë

22.05.2019 - 11:18

Aktorja 38 vjeçare është rritur në një familje konservative ku prindërit i kërkonin mos të vishte veshje të caktuara sepse ishte e bëshme.

Ishte e thënë të ndihesha në turp nëse tundoja burrat. Pastaj ndalova së ngrëni shumë kur u bëra aktore. E bëra veten të dukesha më shumë si djalë në mënyrë që mos të merrja aq shumë vëmendje.

Asgjë rreth të qenit e suksesshme në biznes nuk është e lehtë.”- u shpre ajo për “Goop health summit”.

Jessica është rritur si katolike,por vendosi të largohej nga kisha për shkak të besimeve kundërshtuese për të drejtat e homoseksualëve apo seksit paramartesor.

Ajo ndihej sikur fakti që ishte e dëshirueshme nga të tjerët, ishte faji i saj, ashtu siç ka pohuar aktorja.

Burra më të vjetër më ngacmonin dhe pastori më thoshte që kjo ndodhte sepse kisha veshur gjëra provokuese, por nuk ishte kështu.

Më bëri thjesht të ndihesha sikur në çfarëdolloj rasti që isha e dëshirueshme nga seksi tjetër ishte faji im. Më bëri të kisha turp nga trupi im dhe të qenit grua.”- ka treguar ajo më herët për “Elle”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN