MENU
klinika

Video

Jonida Maliqi:Duhet të jeni në vendin tim të kuptoni presionin

01.05.2019 - 12:13

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, pas triumfimit në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, pritet të na përfaqësojë në Eurovision e sigurisht kjo mbart në vetevete një kënaqësi por edhe një përgjegjësi gtë madhe.

Deri tani kënga dhe këngëtarja kanë marrë komente dhe opinione pozitive edhe nga të huajt madje.

“Ktheju tokës” është pritur mjaft mirë duke e renditur edhe në krye të sondazheve ndërkombëtare.

Por si ndihet vetë këgëtarja përpara kësaj sfide?

Mirëpo para se të ngjitet në skenën e madhe të festivalit europian të këngës, në intervistën e fundit ajo kishte një kërkesë për shqiptarët.

Kërkoj nga shqiptarët që të më përkrahin. Unë nuk do jap deklarata që do fitojmë e do bëjmë këtë e do bëjmë atë. Unë e di që së bashku me skuadrën time do japim maksimumin e mundshëm.

Ne jemi një popull që jemi të gatshëm gjithmonë të të vëmë në tabelë qitjeje dhe të të shënjestrojmë”.

Vëreni veten në vendin tim dhe e kuptoni sa presion i madh është. Unë jam qenie njerëzore, do punoj fort e do jap maksimumin, por jo çdo gjë varet nga ne”, deklaroi Maliqi në një intervistë të realizuar muaj më parë.