18.05.2019 - 21:36
Jonida Maliqi ka performuar në finale në skenën e “Eurvizionit” në Izrael. Ajo ka shkëlqyer edhe në performancën e sotme përpara publikut mbarë-europian.
Maliqi u prit me duartrokitje të shumta.
Koreografia e saj ishte e mahnitshme, ndërsa u prit mjaft përzemërsisht. Shqipëria kaloi në finale dy ditë më parë, ku Shqipëria e mori këtë të drejtë pas votave të mbërritura në festival.
Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht edhe nga publiku.