MENU
klinika

"Nuk më lejohet..."

Jonida Maliqi tregon nga çfarë privohet para daljes në skenë

18.05.2019 - 10:20

Këngëtarja Jonida Maliqi do të ngjitet sonte në natën finale të “Eurovision 2019”.

Ajo do të interpretojë në gjuhën amtare këngën “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi me përpikmëri në natën e dytë gjysmë-finale të enjten, nga ku edhe mori kualifikimin për në finale.7

Mes emocionoesh, Jonida dukej tejet e gatshme për natën e sotme, gjersa po kujdeset që çdo detaj të jetë në vendin e duhur.

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj përkatësisht në InstaStory një pjatë me ëmbëlsirë, përmes së cilës ka treguar se nuk po i lejohet të hajë para shfaqjes, në të mirë të kordave të zërit.

Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë… S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke treguar se po tregohet e kujdesshme.

Ndërkohë Jonida ka treguar në një intervistë të  fundit se pas datës 20 maj gjithçka do të vijojë normalisht, dhe mezi pret kthimi në Tiranë te djali i saj, Dani.

Duhet përkushtim në të dyja rastet dhe për 15 ditë më duhet të fokusohem në këtë sipërmarrje që më është besuar. Danushi pas datës 20 maj do të më ketë totalisht në dispozicion”, ka thënë Maliqi.