MENU
klinika

Kapshticë

Kapet në kufi me pulla vizash të falsifikuara, arrestohet turku

14.05.2019 - 12:34

Një shtetas turk u arrestua ditën e sotme në Kapshticë, pasi akuzohet për falsifikim të vizave dhe mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sipas policisë, gjatë kontrolli në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues 52-vjeçarin turk me inicialet A.U., në çantën personale të tij u gjetën materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk.

Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara , shërbimet e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij , gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.