MENU
klinika

Arsyeja

Katie Holmes dhe Jamie Foxx, të detyruar të ruanin fshehtësinë

27.05.2019 - 10:28

Katie Holmes dhe Jamie Foxx ishin të detyruar ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre.

Spekulimet për lidhjen e aktores Katie Holmes me Jamie Foxx filluan në vitin 2013, kur çifti u pa duke vallëzuar së bashku në një ngjarje bamirëse.

Çifti ka marrë masat e jashtëzakonshme për të mbajtur jetën e tyre private sa më të sigurt dhe sa më larg nga publiku.

Ky vendim erdhi, pasi 40-vjeçarja i nënshkroi letrat e shkurorëzimit nga Tom Cruise në vitin 2012.

Pas gjashtë vjet martese me yllin hollivudian, dokumentet e divorcit përfshinin një klauzolë që e ndalonte aktoren nga publikimi i çdo marrëdhënie sentimentale për pesë vjet.

Kjo është arsyeja pse Holmes dhe Foxx e kanë mbajtur lidhjen e tyre në fshehtësi të plotë.