Këngëtari i famshëm Keith Flint kishte konsumuar kokainë, alkool dhe kodeinë para se të vriste veten. Sipas një hetimi pas vdekjes së muzikantit në trupin e tij u gjetën tre substancat.
Flint u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në North End, Essex, më 4 mars.
49-vjeçari vari veten dhe u gjet nga një mik i tij pa jetë, u raportua në gjykatën e Chelmsford Coroner.
Mjekja tha në gjykatë se nuk ka asnjë dëshmi që vdekja ishte aksidentale.
Gjithashtu shtoi se familja e Flint dhe menaxheri i grupit nuk dëshironin të merrnin pjesë në hetim.
Të martën, në rrjetin sociale në Twitter të grupit Prodigy u postua një mesazh për shëndetin mendor dhe iu kërkoi njerëzve që të mos “vuajnë në heshtje”.
Mijëra dashamirës të muzikës së Flint u rreshtuan në rrugët e Essex më 29 mars për funeralin e yllit, i cili pati një numër hitesh si Breathe dhe Firestarter.