Vetëm pak orë para nisjes së protestës së opozitës, ku është paralajmëruar se do të bllokohen akset kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se ky aksion i radhës i opozitës është një përgjigje për të gjithë ata që përballë kësaj situate kanë bërë e vazhdojnë të përsërisin pyetjen “çfarë taksirati kanë njerëzit”.
Postimi i Palokës
Sot rruget do te bllokohen per te pakten dy ore ne te gjithe Shqiperine.
Kam degjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ; “cfare taksirati kane njerzit ?” .
Kjo ne rastin me te mire eshte driteshkurtesi.
Kushdo qe eshte i bindur se Rama duhet te ike , pasi e ka kuptuar se asnje zgjidhje e permiresim nuk do te kete situata pa largimin e tij, duhet ti bashkohet protestes. Sa me shpejt , aq me pak kosto per te gjithe.
Sakrificat qe kerkohen sot , jane te vogla; nga disa ore ne rruget e bllokuara tek pjesmarrja aktive ne protesten e 11 majit. Sa me shume te zgjase kjo situate , aq me te medha do jene kostot dhe sakrificat.
Por te gjitha keto “sakrifica” nuk jane asgje krahasuar me cfare na pret ne se Rama arrin te konsolidoje diktaturen e krimit ne Shqiperi. Kush e ka perjetuar nje here e di qe asnje sakrifice nuk eshte e tepert per ta ndalur.
Kush ka ulur koken perpara rames e pranon skllaverimin , le ta mbaje koken ulur.
Sherbetoret dhe ata qe e ngrene zerin ne mbrojtje te Rames se jane te zhytur njesoj si ai, duhen trajtuar njesoj si ai.
Ne te tjeret kemi detyre te shpetojme te ardhmen e femijeve tane e mos te lejojme nje kriminel te cmendur ta shkatrroje.