MENU
klinika

Reagon Kastro Zizo/ Video

LGBTI kërcënon Kastron “Dil hapur”

18.05.2019 - 11:58

Kastro Zizo mohon të jetë homoseksual, thotë se komuniteti LGBTI e kanë kërcënuar duke i thënë të dalë hapur.

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo, ka befasuar së fundmi opinionin me një ngjarje të treguar në emisionin e tij, “Late Night”.

Ai ka thënë se në datën 17 maj, e cila njihet si dita e “Paradës Gay ” në Tiranë, i kanë ardhur urime nga disa persona, me pretekstin se ai është homoseksual.

Megjithatë, një gjë të tillë ai e ka marrë me shaka, e ndërsa iu është përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë kështu, duke u thënë se nuk është i tillë, por edhe po të ishte nuk do ta fshihte.

Miqtë e mi, nëse do të doja të isha gay do ishte i pari që do ta ndaja me ju me lumturinë më të madhe, për të të kërkuar dashurinë time të vërtetë, por nuk jam”, ka thënë këngëtari nga Shqipëria.

I njëjti më pas ka vazhduar të rrëfejë një ngjarje tjetër nga e kaluara, duke treguar se si kishte marrë kërcënime nga komuniteti LGBTI, të cilët me anë të mesazheve i kishin thënë të dalë hapur ashtu siç është.

Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBTI, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur? Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti”, ka thënë Kastro Zizo.