Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga mbledhja e Konventes Kombëtare te partise, ka folur me tone te forta parpara gjithe te pranishmeve, teksa ka shpalosur propozimeve kryesore të forcës që drejton.
Gjate fjalës së saj, Kryemadhi nuk ka lënë pa ironizuar me epitetet që i ka vendosur Rama.
“Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët”– ka thënë Kryemadhi.
Sipas saj, shqiptaret sot nuk i gënjen më askush.
“Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqejë familjen dhe të cojë fëmijën në shkollë të lartë.
Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë cdo dorë që tenton ta bëjë këtë”– ka thënë ajo.
Më herët, me një shënim në faqen e saj në FB, Kryemadhi thekson se propozimet e LSI janë “Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor”.
Mesazhi i Kryemadhit:
Mirëmëngjesi, ?
Ju ftoj sot të më ndiqni në orën 11:00 nga Konventa Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI.
Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor.
Shqipëria shtëpia juaj ?