MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi për 9 Majin: Dita e forcës për një Shqipëri Europiane

09.05.2019 - 11:38

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideron 9 Majin, Ditën e Europës, si ditë simbol të bashkimit dhe bashkëpunimit.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se kjo e sotmja është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij.

Gjithashtu edhe  kur shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane.

Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj.” –shkruan Kryemadhi ndërsa shton se 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik.

9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane” – përfundon Kryemadhi reagimin e saj për Ditën e Europës.