MENU
klinika

Mosdjegia e mandateve

A po e tradhton LSI-ja PD-në?

12.12.2018 - 15:02

Dy deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar sot në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Deputetja Mehmetaj u shpreh se amendamentet parashikojnë një ndërhyrje për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë. Mesa duket LSI do jetë në Kuvend ku do të diskutohen këto ndryshime.

Veprimi i fundit i dorëzimit të amendamenteve nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u përpjekur që me anë të dy deputeteve të saj më të reja si Floida Kërpaçi edhe Kejdi Mehmetaj, është një strategji për t’iu afruar edhe më shumë studentëve.

Në këtë mënyrë tek LSI-ja ndihet edhe një shqetësim që lidhet me shmangien e djegies së mandateve dhe pikërisht ky është një moment dhe një shans për të hapur një diskutim, një ftesë për kompromis me PS-në për këto dy amendamente.

Faktikisht kjo është një sjellje e përgjegjshme dhe shenjë maturie që LSI po e tregon në këtë moment, pasi masat studentore të cilat kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, përkthehen në ndërmarrjen e politikave të reja.

Sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, propozimet LSI-së janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale që studentët kane prej 8 ditësh qe i kërkojnë ministrisë së Arsimit.

 Ndërsa ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një koment të tij përsa i përket protestës studentore u shpreh se nëse kjo protestë e Studentëve do të shuhet, përveç shpresës që mbytet keqazi, familjet do duhet të nxitojnë pak me ato pagesat e tarifave dhe pak më vonë do të shtohen edhe kamatëvonesat e këtyre ditëve.

Sjellja e LSI-së e dallon dukshëm atë nga kokëfortësia e PD-së për të djegur mandatet. Dallimi duket edhe në çështjen e banorëve të Astirit, të cilët preken nga gjurma e master planit të Unazës së Re.

Nga njëra anë sipas PD-së kuadri ligjor për dëmshpërblimin e banorëve të cilët do u shemben shtëpitë apo bizneset që janë në gjurmën e projektit ekziston, por nga ana tjetër ekspertët ligjor shprehen se duhet një ligj i ri rregullues, i ciili mund të jetë i veçantë vetëm për rastin e Astirit dhe Unazës së Re, ose një ligj rregullues për të gjithë rastet që preken nga shpronësimi për interesin publik.

Nga Erdi Berxulli