MENU
klinika

Thirrja për protestuesit

Kryeministria nën pushtetin e flakëve/ Lleshaj: Askush s’mund të…!

11.05.2019 - 19:57

Në lidhje me protestën e opozitës dhe situatën e tensionuar te Kryeministria ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se nuk ndërtohet demokracia me bomba molotov, por në këtë mënyrë sipas tij synohet të shkatërrohet Shqipëria.

Postimi i plotë:

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan Lleshaj.