MENU
klinika

7 tregime, 7 minuta, 7 regjisorë, 7 vende

Kukullat, Furxhi-aktorëve: Ndiqini për të mësuar!

31.05.2019 - 15:51

   Vazhdon në Teatrin e Metropolit, Festivali Ndërkombëtar i Kukullave. Marilda Furxhi, aktorja e njohur, e cila prej 4 dekadash ka qenë burim frymëzimi për sa e sa breza me kukullat, u bën thirrje të gjithë artistëve, që t’i ndjekin shfaqjet për fëmijë edhe ato, për të mësuar teknikat e reja që zhvillohen nëpër botë.

7 tregime, 7 minuta, me 7 regjisorë nga 7 vende të ndryshme në mbarë botën vetëm në një performancë u prezantua në Festivalin e Teatrit të Kukullave në metropol. Nëpërmjet një loje të bukur dhe plot ritëm dhe emocion, në shfaqjen “Loja e kohës” nga David Zuazola të Spanjës, fëmijët mund të shihnin sesi çdokush në jetë mund të kapërcejë situata të vështira. Por, një nga spektatoret më besnike të këtij festivali është aktorja e njohur Marilda Furxhi, e cila, përreth katër dekadash u ka dhënë shpirt kukullave në skenë. Tashmë, ajo i shijon së bashku me fëmijët, prej gati një viti. E entuziazmuar nga shfaqjet, ajo është shprehur për mediet:

 

 

 

 

“I kam ndjekur shfaqjet, që nga fillimi deri tani. E veçanta e këtij festivali është se ka shkolla edhe rryma të ndryshme, për të cilat, jo vetëm teatri ynë ka nevojë, por edhe spektatori. Pashë mjeshtrat e lëvizjes së kukullës. Është e nevojshme, që edhe fëmijët tanë të mësohen me këto teknika. Duke qenë rryma të ndryshme, varet dhe nga lloji i spektatorit, ka shfaqje që kanë mesazhe filozofike, por fëmijët tanë janë të ingranuar, për ta nuk është diçka e panjohur. Teatri në botë punon për dy auditore, për të vegjlit edhe të rriturit, që të kuptojnë mesazhin filozofik”, – thekson Furxhi.

 

 

 

 

Aktorja na tregon, se teknikat e realizuara nga artistët e huaj janë shumë të vështira, janë rryma dhe shkolla, për të cilat edhe artistët shqiptarë përpiqen, por teatri është lëvizje.

 

 

 

 

“Kemi 30 vjet që po lëvizim, edhe tani duhet që të marrim diçka, ka ardhur koha për ndryshim. Një vit kam që jam shkëputur, por akoma këtu jam, edhe pse është e rëndë se i ke kushtuar një jetë, por sërish jam pjesë e këtij lloj zhanri. Por më bën përshtypje edhe interesi i artistëve të Teatrit Kombëtar, se është shkollë, që mëson. Prandaj, lëreni anën subjektive, por hajdeni për të mësuar”, – shprehet Matilda Furxhi.

Siç është theksuar në çeljen e ketij eventi të rëndësishëm artistik, këto shfaqje janë të rëndësishme jo vetëm për fëmijët, por edhe për vetë aktorët e regjisorët.

1 Qershori, festa e vogëlushëve, nga Teatri i Metropolit do të vijë shfaqja të “Të mirësjellshmit” në sheshin “Skënderbej”, në orën 11:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kukulla, përkushitm, dashuri

Aktorja Bebeti feston mes vogëlushësh

Festivali Ndërkombëtar

Tirana ndalesa e dytë e kukullave