MENU
klinika

Flet avokati

Kush e vrau babanë tim?/ Vajza e Admir Muratajt padit Policinë, kërkon emra

02.05.2019 - 12:40

Admir Murataj mbeti i vrarë pas grabitje së 6 milionë eurove në Rinas, por duket se familja e tij ende nuk po arrin të gjejë qetësi.

Vajza e tij, Irini Murataj ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.

Kallëzimi është dorëzuar nga avokati Arbër Hoxhaj, i cili bën me dije se padia është për punonjësit e FNSH-së, të cilët familjarët i akuzojnë për vrasjen e Admirit.

“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin”, është shprehur avokati i familjes Murataj në një prononcim për mediat.

Familja e Admir Murataj kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë të dyshuar edhe grupin e FNSh-së që mori pjesë në aksion.

Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se “ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje”.

Lënda e padisë: Kërkesë per zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj.

Në kërkesë kërkohet të merren si të dyshuar edhe grupi i FNSH-së. Gjithashtu vajza do të dijë identitetin e grupit të FNSH që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit

Marre shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes ( vetem nje vrime tejshkuse ne koken e viktimes)jemi te mendimit qe rrethi i personave nen hetim duhet te zgjerohet duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale  «Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i Nderhyrjes dhe ndjekjes se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitjen, ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj” thuhet në kërkesë.

Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ? A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?”, vijon më tej kërkesa.