MENU
klinika

Seriali amerikan më i ndjekur

Kush është aktori shqiptar që luan në “City on a Hill”?

23.05.2019 - 15:20

“City on a Hill” është një prej serialeve më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me protagonist kryesor Kevin Bacon dhe producentë ekzekutivë Ben Affleck dhe Matt Damon.

Në një episod të këtij seriali do të shfaqet edhe aktori shqiptar Marko Caka.

Në disa postime në rrjetet e tij sociale, Caka publikoi foto nga xhirimet.

Aktori shprehu kënaqësinë dhe nderin për të punuar pranë një aktori si Kevin Bacon.