06.05.2019 - 16:07
Mbjellja e flokëve është kthyer në një trend për meshkujt, së fundmi.
Teksa jemi mësuar të shohim femrat të cilat ndryshojnë vazhdimisht pamjen e tyre, duket se edhe meshkujt nuk e lënë pas dore veten, por kurohen gjithmnë e më shumë.
Një trendi të tillë i është bashkuar së fundmi edhe këngëtari i njohur Gold AG.
Në një foto të publikuar së fundmi ai është shfaqur me vijë të plotësuar të flokëve.
Reperi ka marrë gjithashtu komente nga fansat, disa madje me shaka e kanë uruar: “Për hajër flokët”.