26.05.2019 - 09:23
Ajo është një nga këngëtaret shqiptare që njihet për forcën e vokalit që ka.
Bëhet fjalë për Flaka Krelanin, këngëtarja jeta private e së cilës është komentuar shumë nga mediat.
Para pak kohësh u përfol se ishte në një lidhje dashurie por e ftuar tek “Xing me Ermalin”, Flaka ka preferuar ta mbajë sërish sekret.
E pyetur se kush është personi që i ka marrë zemrën, Flaka u përgjigj fillimisht: “Nuk ta them”.
Më pas Flaka deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje dhe mohoi lajmet që janë shkruar për të. “Do isha fatlume ta dija dhe unë emrin e atij”, u shpreh Flaka.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përgatitet për koncertet e verës
Flaka Krelani thotë se nuk do t’i përsëris më gabimet
Aksidenti i frikshëm
Flaka tregon tmerrin: Pashë vdekjen me sy!
Një klip me skena "të nxehta"