06.05.2019 - 13:59
Lajmi për ndarjen nga jeta të efektives së Forcave të Aratosur Shqiptare ishte tepër i rëndë për të gjithë famijarët e 27-vjeçares Zarife Hasanaj.
Kjo e fundit humbi jetën pas shpërthimit të një mine, të cilën ishte duke e demontuar.
E reja së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që efektivët kanë qenë duke i pastruar minat.
Në faqen e Facebook të saj, shihen foto të shumta nga jeta e përditshme, si dhe me veshjet ushtarake e në misione.