MENU
klinika

Ndihmoi miliona njerëz të buzëqeshin

Legjenda e internetit, macja Grumpy nuk jeton më

18.05.2019 - 12:31

Grumpy Cat, macja e famshme e internetit për shkak të shprehisë së përhershme të fytyrës së saj, ndërroi jetë. Lajmi u dha nga pronarët e saj për fansat e maces në internet. Kafsha ngordhi në moshën 7 vjeçare.

Në një postim në internet, u njoftua se Grumpy Cat ngordhi të martën pasi një infeksion i traktit urinar që iu shfaq kohët e fundit.

Macja nga Arizona “ndihmoi miliona njerëz të buzëqeshin“.

Grumpy, emri i vërtetë i së cilës është Tardar Sauce, u bë virale në vitin 2012 pasi fotot e fytyrës së saj u shfaqën në internet.

Fytyra e maces tregonte një zemërim të përhershëm që nuk i ndryshonte në asnjë moment.Imazhi i saj u kthye shumë shpejt në meme.

Sipas pronares Tabitha Bundesen, shprehja e fytyrës së saj shkaktohej nga fakti se ishte xhuxhe dhe se dhëmbët e saj të poshtëm ishin përtej të sipërmve.

Cat Grumpy udhëtoi në botë duke bërë shfaqje televizive dhe në vitin 2014 madje luajti filmin e vet të Krishtlindjeve.

Ajo ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN