MENU
klinika

Shkrimi në mediat greke

Mafia shqiptare sulm të përgjakshëm në Athinë

27.05.2019 - 15:48

Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur sot në qendër të Athinës.

Pres e sulmit ka qenë një 30-vjeçar shqiptar, i cili sipas asaj çfarë shkruajnë mediat greke është element kriminal i njohur dhe anëtar i bandës së shqiptarëve në burgun Koridhalos.

Sulmi ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve në Larisa, ku shënjestër ka qenë 30-vjeçari shqiptar.

I plagosuri akuzohet për vrasje dhe plagosje të një bashkëatdhetari.

Ai u qëllua 3 herë në këmbë, por sipas asaj çfarë raportojnë mediat greke nuk është në rrezik për jetën.

Shqiptari ka qenë në qendër të sulmeve edhe në burgun e Koridhalos, për shkak të aktiviteteve të tij të dyshuara kriminale”, shkruhet në mediat e vendit fqinj.

Në shkrim përmenden edhe sherret mes kriminelëve në burgun e Koridhalos, vrasja e gazetarit grek si dhe lidhjet e avokatëve atje me të burgosurit.