MENU
klinika

"The Voice of Italy"

Motrat binjake: Do këndojmë shqip!

05.05.2019 - 14:51

Serena dhe Ina Sinani, 2 motrat binjake të grupit ‘Sindolls’ kanë konkuruar gjatë natës së parë të “The Voice of Italy” duke “çmendur” publikun.

Me performancën e shkëlqyer, motrat shqiptare rrëmbyen 4 “Po-të” e jurisë të përbërë nga  Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Ina e Serena Sinani performuan shqip këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës.

Në një intervistë të dhënë së për GSH, ato kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.

“Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë.

Do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është”, kanë treguar ato.

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat