Moderatorja e njohur dhe simpatike, Jonida Vokshi ka folur për herë të parë rreth romancës të saj duke zbuluar personin që i ka vjedhur zemrën.
Por jo vetëm kaq! Bukuroshja ka pohuar se ka plane të afërta për martesë kështu që një dasmë është në horizont.
Në emisionin e mikut të saj, Ermal Mamaqi, ajo zbuloi se personi që i ka rrëmbyer zemrën quhet Besnik Krapi.
“Unë me të jam njohur seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit të serialit. Kemi qenë në fillim miq, dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam.
Si dy të dashuruar, do vijë një moment që do konkludohet dashuria. Qe si një lloj dashurie me shikim të parë, ka qenë një lloj shkëndije si ajo e një dashurie me shikim të parë”– tha moderatorja.
Duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet, Jonida zbuloi të vërtetën e lidhjes së saj ku së bashku me Besnikun janë çifti më të ri i showbiz-it shqiptar.