01.05.2019 - 20:33
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj ditën e djeshme ku burri vrau gruan me sëpatë.
Sipas informacioneve, Skënder Hoxha ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha, duke e lënë të vdekur në vend.
Çifti ka patur konflikte edhe para disa vitesh ku 63-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime.
Varrimi i të ndjerës Antoneta Hoxha është bërë sot në vendlindjen e saj, fshati Veliqot. Të afërmit e viktimës nuk kanë pranuar në varrim familjarët e bashkëshortit vrasës.
Mësohet se ai është shprehur në polici: “nuk më dëgjonte dhe u nxeha”.
Nga ana tjetër, banorët pohojnë se ai ka qenë një person i dhunshëm edhe më parë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sherr për rrjete sociale?
Flasin autorët e vrasjes së dy kushërinjve!
Çfarë kërkojnë?