MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

Mbledhja e grupit parlamentar, zbardhet porosia e Ramës për zgjedhjet

02.05.2019 - 12:02

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste vijon ende me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka qenë i qartë me porosinë drejtuar të vetëve, sa i takon zgjedhjeve vendore.

Mësohet se Rama ka kërkuar nga deputetët të gjejnë kandidatura më të mira e të besueshme për kryeatarë të Bashkive.

Rama ka kërkuar që përgatitjen të kryhen sikur edhe kjo e fundit do të garojë më 30 qershor.

Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish. Të vijojnë takimet në bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Më 10 maj pritet që PS të mbledhë Asamblenë Kombëtare, në funksion të organizimit dhe përgatitjeve të zgjedhjeve vendore.