MENU
klinika

Kuqezi në Itali

Me 200 nxënës, shkolla e re e gjuhës shqipe

06.05.2019 - 12:53

“Gjuha ruhet aty ku shkruhet”- Me veshjen kombëtare shqiptare, me flamujt kuqezi dhe me një tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra fëmijë shqiptarë iu gëzuan faktit të hapjes së klasës së tyre të re, të mësimit të gjuhës shqipe, në Itali.

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone, Itali, është ccelur një klasë për gjuhën shqipe. Shkolla shqipe në Trento, ka njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar.

 

 

“Me klasën që përuram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe përkrahës”, – thuhet në njoftimin e shkollës në rrjetet sociale.

 

 

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për fëmijët e familjeve shqiptare, ndërsa tani, ata i kanë të gjithë mundësitë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare. Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në15-vjeçare dhe sigurisht, falas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit