MENU
klinika

“Christchurch Call”

Mediat sociale nënshkruajnë një kartë kundër publikimeve terroriste

16.05.2019 - 16:03

Gjigantët e internetit dhe medias sociale përfshirë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google” nënshkruan sot kartën për të eliminuar publikimet me përmbajtje të dhunshme dhe ekstremiste nga interneti.

“Christchurch Call” u promovua nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe presidenti francez, Emmanuel Macron pas atentatit kundër dy xhamive në qytetin e Zelandës së Re të Kristçërçit në mars.

Kompanitë e internetit janë angazhuar që të luftojnë materialet me përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe t’i bëjnë rregullat e tyre mbi këto përmbajtje më të qarta për përdoruesit.

Kompanitë, ku përfshihen edhe “Amazon”, “Twitter”, “Microsoft” dhe “Dailymotion” thonë se edhe ato do të rishikojnë algoritmet dhe procese të tjera që ndoshta drejtojnë përdoruesit drejt dhe/ose rrisin përmbajtjet me elemente terroriste dhe të dhunshme”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”