MENU
klinika

Formula 1

Mercedez vijon diktatin/ Hamilton triumfon në Barcelonë

12.05.2019 - 19:34

Mercedes vijon dominimin total në këtë sezon të Formulës 1, pasi edhe në garën e Barcelonës dy makinat e skuadrës gjermane e mbyllën në krye.

Ishte kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton ai që u nis i dyti, por e mbylli garën në krye, madje duke regjistruar edhe xhiron më të shpejtë.

Hamilton doli me 26 pikë nga Barcelona, për të marrë kryesimin e renditjes për pilotë, me 112 pikë.

 

Mercedes driver Lewis Hamilton (AP Photo/Manu Fernandez)

Piloti tjetër e skuadrës gjermane, Valteri Bottas, i cili e nisi garën i pari, arriti ta mbyllë pas britanikut, ndërsa në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Një tjetër garë për t’u harruar për pilotët e Ferrarit, që nuk arritën as podiumin këtë herë, duke u renditur përkatësisht Vettel në vendin e katërt dhe Leclerc në vendin e pestë.

Gara e radhës do të mbahet në Monaco, në cirkuitin e Monte Carlos më datë 26 maj.