“Kundërshtim të policisë”, kjo është akuza që rëndon mbi disa ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë vënë nën hetim nga Prokuroria.
Mësohet se ish-deputetët e PS po ndiqen penalisht, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Sipas prokurorisë, pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin, Anton Frrokajn hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.
Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.
Ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16.02.2019.