MENU
klinika

Takimi zyrtar

Meta takim me Erdogan: Rritje e bashkëpunimit ekonomik

04.05.2019 - 09:47

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – u shpreh Presidenti Meta.
Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.?????”, shkruan Meta.