MENU
klinika

Pista e Jerez

Moto GP/ Marquez ‘fluturon’ në Spanjë dhe merr kreun

05.05.2019 - 18:37

Ishte Marc Marquez me Honda-n e tij fituesi në pistën e Jerez, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në Moto GP.

Në vendin e dytë u klasifikua një tjetër spanjoll, Alex Rins me Suzuki. Në podium u ngjit edhe spanjolli Maverick Vinales me Yamaha, që la pas dy motorët Ducati, të Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci.

Një garë e dominuar nga Marquez, që mori kreun e renditjes që në start dhe e ruajti atë deri në kthesën e fundit.

Askush nga pilotët nuk e shqetësoi spanjollin, që korri suksesin e dytë sezonal, i 46-ti në Moto GP.

Ky sukses rikthen pilotin spanjoll në krye të renditjes botërore. Ndërkohë, piloti francez Fabio Quartararo, që e nisi garën e sotme nga “pole”, u tërhoq në mesin e saj, për shkak të një problemi në motor.

Gara nuk dhuroi shumë surpriza në krye, pasi Marquez bëri një garë më vete, i shkëputur deri në 4 sekonda nga ndjekësit. Një garë të mirë bëri Valentino Rossi, që u rendit në vendin e gjashtë, duke fituar 7 pozicione nga nisja.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Marquez dominon me 70 pikë, 1 më shumë se vendi i dytë, ku ndodhet Rins, ndërkohë që Gara e radhës do të zhvillohet pas 2 javësh në Francë.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola