MENU
klinika

Play Off

NBA/ Bucks merr kryesimin ndaj Celtics, shkëlqen Atentokounmpo

04.05.2019 - 20:05

Milwaukee Bucks mposhtën në transfertë Boston Celtics me rezultatin 123-116, në përballjen e tretë të Serisë së gjysmëfinaleve të Lindjes.

I përhershmi Antetokounmpos spikati në “TD Garden” të Bostonit me 32 pikë, 8 asiste dhe 13 “rebound”, ndërsa George Hill dhe Khris Middleton shtuan respektivisht 21 e 20 pikë, edhe pse e nisën përballjen nga stoli.

Në këtë sezon “ylli” i Bucks, Antetokounmpo, ka shënuar të paktën 30 pikë në transfertat e luajtuara në Boston.

Milwaukee Bucks’ Giannis Antetokounmpo (AP Photo/Michael Dwyer)

Për Cetlics, që edhe në sfidën e katër do të jenë pritës, të gjithë lojtaët e formacionit bazë realizuan numër dyshifror pikësh, ku spikati më 29 pikë Kyrie Irving dhe Al Horford me 20 pikë e 11 rikuperime.

konica sportkonica sport mobile

Për të përcaktuar fituesin në përballjen e Perëndimit mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets u deshën katër shtesa dhe në fund vendasit triumfuan me vetëm 3 pikë diferencë, 140-137 (koha e rregullt përfundoi 102-102).

E vetmja ndeshje në historinë e play Off-it që ishte mbyllur pas 4 shtesave daton më 21 mars të vitit 1953 mes Boston Celtics dhe Philadephia 76ers, 111-105.

Blazers morën kryesimin e Serisë në 2-1, falë 41 pikëve të e C.J. McCollum e 28 të Damian Lillard. Ndërsa për Nuggets nuk mjaftuan 34 pikët e Jamal Murray e “triple-double” i Nikola Jokic, që shkëlqeu me 33 pikë, 14 asiste dhe 18 rikuperime.