MENU
klinika

Rroga marramendëse

Toronto rinovon kontratën me yllin e NBA

08.10.2019 - 16:06

Skuadra e Toronto Raptors ka evituar largimin e basketbollistit Kyle Lowry verën e ardhshme si “free agent” (lojtar i lirë).

Palët kanë arritur marrëveshjen për shtyrjen me një vit të kontratës.

konica sportkonica sport mobile

Sipas ESPN, palët kanë shtyrë kontratën deri në vitin 2021, kur Lowry mund të largohet nga kanadezët. Në bazë të kontratës së re, ylli i NBA-së do të përfitojë 31 milionë dollarë në sezon.

Kjo shumë e bën Kyle Lowry një nga basketbollistët më të paguar në NBA. 33-vjeçari, 5 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, luan me Toronto prej vitit 2012 dhe është kampion në fuqi.