MENU
klinika

James Harden

“Pas MVP, tani dua titullin kampion në NBA”

20.09.2018 - 14:50

Ylli i skuadrës së Houston Rockets, James Harden, pasi fitoi trofeun e MVP sezonin e kaluar në NBA, ka deklaruar se tashmë pretendimet për të dhe ekipin e tij janë më të larta. Rockets, edhe pse e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë në Perëndim, u mundën nga Golden State në finale e shtatë të play off-it.

Por këtë herë objektivi që i shpëtoi nga duart “mjekrës” është primar për të: “Titulli kampion mbetet objektiv i ynë kryesor këtë sezon. Në Perëndim është gjithnjë e vështirë, pasi këtu janë skuadrat më të mira dhe këtë vit rivaliteti do të jetë më i madh, por edhe ne jemi të përgatitur për ta përballuar atë me sukses”, – tha James Harden, 29 vjeç dhe 6 herë pjesëmarrës në “All Star Game”.

Harden e mbylli sezonin e kaluar me një mesatare prej 30.4 pikësh për ndeshje, një nga më të lartat e historisë së NBA-së, ndaj ai shpreson që në sezonin e 10-të në NBA t’i japë skuadrës së tij titullin kampion, i cili mungon prej 23 vitesh.

james harden rockets
james harden rockets

“Përbërja e ekipit këtë sezon është edhe më e fortë, sidomos pas ardhjes së Carmelo Anthony, që i ka dhënë më shumë forcë grupit, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Unë mendoj se këtë sezon mund të shkojmë deri në fund”, – tha James Harden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN