MENU
klinika

Ylli i NBA

Bastet favorizojnë LeBron James për MVP-në

18.08.2018 - 13:14

Ndonëse ende nuk ka startuar kampionati i bashketbollit amerikan, më i bukuri në botë, NBA, basketbollisti LeBron James është favoriti kryesor për të fituar trofeun MVP (Çmimi më i vlefshëm i lojtarëve) sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 në NBA.

Sipas “Bleacher Report”, ylli i ri i skuadrës së Lakers, tek e cila u transferua këtë verë, konsiderohet favoriti kryesor nga bastexhinjtë, duke lënë pas Anthony Davis, Giannis Antetokounmpo, James Harden dhe Kevin Durant.

Cobe Bryant dhe LeBron James
Cobe Bryant dhe LeBron James

Sipas kompanisë së basteve “Bovada”, kjo është pesëshja që konsiderohet si favorite për trofeun MVP të sezonit të rregullt. James e ka fituar 4 herë këtë trofe, ndërkohë që sezonin e kaluar me Cleveland Cavaliers ai luajti në të 82 ndeshjet e sezonit të rregullt, duke patur një mesatare prej 27.5 pikësh, 8.6 rebaund dhe 9.1 asist për ndeshje.

Pavarësisht kësaj, trofeun e MVP të sezonit të kaluar e fitoi James Harden me Houston Rockets. Edhe pseLeBron për herë të parë do të luajë me një ekip të Konferencës së Perëndimit, që është më e fortë se ajo e Lindjes, bastexhinjtë besojnë se LeBron do të triumfojë.