MENU
klinika

Përfundon finalja

Spanja shkatërron Argjentinën/ Shpallet kampione e botës

15.09.2019 - 17:04

Spanja është shpallur kampione botë në basketboll për meshkuj.

Në finalen e zhvilluar sot kombëtarja iberike ka mposhtur me rezultatin e thellë 95-75 Argjentinën, e cila në këtë duel ishte shumë poshtë pritshmërive duke mos fituar asnjë peroidë.

Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, takimi i zhvilluar në Pekin të Kinës rezultoi një formalitet për Spanjën, e cila sot bëri të vetin titullin e dytë në histori pas atij të vitit 2006.

La Roha supermacinë e tregoi që në start, duke fituar peroidën e parë 23-14 me pikë. Më pas tre peroidat e tjera u mbyllën 20-17, 23-16 dhe 29-28.

Më i miri në fushë për Spanjën ishte Ricky Rubio, që realizoi 20 pikë, mbështetur nga Sergio Lull me 15 pikë dhe Marc Gasol me 14 pikë, duke bërë të pavlefshme 24 pikët e Gabriel Deck për amerikano-latinët.

Duelin për vendin e tretë dhe të katërt e fitoi Franca që mposhti 67-59 me pikë Australinë, ndërsa Amerika këtë edion u rendit në vendin e 7, duke befasuar jo pak pavarësisht se i mungonin pothuajse të gjithë yjet.

Sa i përket historikut të botërorit të basketbollit Amerika është e para me 5 trofe, po kaq ka dhe Jugosllavia, por që ka pushuar së ekzistuari në vitin 1992.